
Google ka shtuar edhe 13 gjuhë të tjera në aplikacionin e saj të përkthimit. Në total, tani përdoruesit kanë mundësi që të përkthejnë në kohë reale në 103 gjuhë.
Aplikacionin Translate të Google tani mund ta përdorin 99% e popullisë në të gjithë botën. Me fjalë të tjera, rreth 120 milionë njerëz të rinj mund të përfitojnë nga ky shërbim.
Gjuhët e shtuar nga Google përfshin galishten e Skocisë, gjuhën kurde, pashtu, xhosa, sindi, luksemburgisht, gjuhën frisiane, atë havajiane, shona, samoane, amharike, korsikiane dhe kirgize.
Google Translate po feston 10-vjetorin këtë vit, pasi që nga krijimi në vitin 2006 ajo është rritur ndjeshëm, duke u bërë njëra nga shërbimet më të kërkuara dhe më të dobishme që ka Google.
Mendohet se në botë fliten rreth 7 mijë gjuhë të ndryshme, ndërsa 2 mijë prej tyre kanë më pak se 1 mijë folës.
Top Channel