Vrasja e Dajtit, hetimet përqëndrohen tek shitja fiktive e apartamenteve
17/02/2016 14:25
Pas një ekspertizë të gjatë dhe disa orëshe, policia arriti të identifikonte kufomën e gjetur në malin e Dajtit.
Vasil Biba, 36 vjeç rezultonte i zhdukur dy muaj më parë pasi kishte mashtruar shumë persona.
Emri i tij figuronte në kërkim për akuzën e mashtrimit financiar. Në hetime rezultonte se i ekzekutuari pak muaj më parë i kishte shitur apartamente me shumë se një personi.
Kjo do ta vështirësojë ndjeshëm hetimin policor për gjetjen e vrasësve. Kjo jo vetëm për provat e pakta të gjetura në vendin e ngjarjes, por edhe për numrin e lartë të denoncimeve ndaj këtij personi, për shitje të pak apartamenteve shumë personave.
Top Channel