Vazhdojnë ndërtimin e pallatit të pezulluar, dy në pranga

17/02/2016 12:00

Edhe pse ishte pezulluar ndërtimi i pallatit, administratorët e tij kanë vazhduar punën.

Burime zyrtare bëjnë me dije se janë arrestuar Nadire Qinami, 58 vjeçe administratore e firmës, dhe Lefter Shembitraku, 27 vjeç, inxhinier, në akuzën e ndërtimit të paligjshëm.

58-vjeçarja Qinami është dënuar edhe më parë për ndërtim pa leje. Në rrugën “Frederik Shiroka” “, në subjektin ndërtues “Brilant sh.p.k.”, po vazhdonin punimet, ndonëse ishin të pezulluara. Pallati kishtë një leje ndërtimi për 7 kate, ndërkohë që po ndërtoheshin 10 kate.

Mbi Shembitrakun krahas akuzës së ndërtimit të paligjshëm rëndon edhe ajo e kundërshtimit të punonjësve të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA