Siri, ndihma drejt qyteteve të rrethuara
17/02/2016 00:00
Kamionët e ndihmave kanë nisur të lënë Damaskun e i janë drejtuar 5 qyteteve dhe fshatrave të rrethuara sirianë, banorët e të cilëve kanë dëshpërimisht nevojë për ushqime dhe ilaçe.
Destinacioni i tyre janë Madaya, Zabadani dhe Muadhamiya në afërsi të Damaskut të cilat kontrollohen nga rebelët dhe dy fshatra në duart e forcave qeveritare në veri të vendit, Foah dhe Kefraya.
Lajmin e lëvizjes se autokolonës me ndihma e pohoi për BBC-në një zëdhënës i Kryqit të Kuq ndërkombëtar, ndërsa mediat vendase raportuan se pesë kamionë me ndihma kanë arritur në Muadhamiya.
Dërgesat janë pjesë e marrëveshjes që synon vendosjen e një armëpushimi deri të premten.
Top Channel