Sa afër e sa larg…Tiranës

17/02/2016 21:35

Janë vetëm 17 kilometra larg Tiranës, por banorëve të Zall-Bastarit u duhen orë të tëra për të mbërritur në qytet, për të mos llogaritur edhe rrezikun që u kanoset sa herë udhëtojnë në rrugën, që vetëm e tillë nuk mund t’i thuhet.

Fiks Fare denoncoi këtë të mërkurë gjendjen e rrugës që lidh një sërë fshatrat. Banorët thonë se në këtë rrugë nuk është vënë dorë prej më shumë se 25 vitesh, megjithëse zona ka një numër të madh banorësh.

Rruga është e vetmja mënyrë qarkullimi për këta banorë dhe po të besosh deklaratat e politikës, në të duhet të kishte aktualisht të paktën tri ura. Por kamera e Fiksit në rrugëtimin e vet të stërmundimshëm me furgonat e linjës nuk fiksoi asnjë të tillë.

Banorët thonë se ura, të cilën e ka ndërtuar ushtria para disa kohësh u shemb shumë shpejt duke rrezikuar jetën e banorëve që lëvizin, e bashkë me ta edhe atë të nxënësve që zhvendosen çdo ditë pak kilometra që u hanë shumë kohë për t’u arsimuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA