Reformimi i BE-së, Cameron në përpjekjet e fundit; Tusk: S’ka zgjidhje tjetër

17/02/2016 18:50

Kryeministri britanik David Cameron po kryen përpjekjet e fundit për të bindur BE-në për reformat e tij, në prag të samitit të së enjtes të vendeve anëtare.

Nga të dhënat e fundit rezulton se Polonia dhe tre vende të tjera po i rezistojnë propozimeve, ndërsa Franca mendohet se është kundër ndryshimeve të rregullave ekonomike.

Nga ana tjetër, kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se një pjesë e mirë e kërkesave të Cameron janë të justifikuara.

Ndërkohë, presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk ka thënë për BBC se, liderët e BE-së nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të bien dakord me reformat e kryeministrit britanik.

I pyetur saktësisht nëse marrëveshja mund të arrihet, Tusk, i cili do të drejtojë edhe samitin e së enjtes, është përgjigjur: “Jam i sigurt se nuk kemi zgjidhje tjetër”.

Në një letër dërguar liderëve të 28 vendeve anëtare, Tusk u shpreh se, “samiti do të jetë një moment kyç për unitetin e Unionit dhe për të ardhmen e marrëdhënieve të Mbretërisë së Bashkuar me Europën”, por garancitë sipas tij janë thuajse zero.

“Pas konsultimeve që kam patur në orët e fundit mund të them pa frikë se nuk ka ende garanci që do të arrihet një marrëveshje. qëndrimet tona ndryshojnë sa u takon aspekteve politike dhe jam tërësisht i vetëdijshëm se do të jetë e vështirë që t’i tejkalojmë. Ndaj bëj thirrje që të jemi konstruktivë”, deklaroi Tsuk.

Ndërkohë, më vonë gjatë ditës Cameron pritet të prezantojë një tjetër draft reformash për të ndryshuar rregullat e BE-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA