Përfundon koncerti i “Bataclanit”

17/02/2016 00:00

Pas tre muajsh e tre ditësh “Eagles of Death Metal” përfunduan koncertin e ndërprerë brutalisht në mes pas sulmit terrorist në sallën e “Bataclanit” në Paris ku mbetën të vrarë 90 persona.

Në nisje të koncertit lideri i grupit i bëri homazh atyre që humbën jetën në “Bataclan” më 13 nëntor.

Rreth 2 mijë persona morën pjesë në koncertin e mbajtur në sallën “Olimpia” ku në të kaluarën kanë përformuar artistë të tillë si Edith Piaf, Frank Sinatra dhe “Rolling Stones”.

Salla “Bataclan” vazhdon të jetë e mbyllur që prej sulmeve. Ekzistojnë shpresa për hapjen e saj para fundit të vitit me grupin që ka shprehur dëshirën për të qenë i pari që do të përformojë atje.

Disa prej pjesëmarrësve ishin me paterica, çka sipas vokalistit të grupit nënkuptonte se se bëhej fjalë për persona që kishin mbetur të plagosur në koncertin e parë.

Të mbijetuarit e masakrës së “Bataclanit” iu ofruan bileta falas, ndërsa në fund të koncertit një prej të mbijetuarve të koncertit u shpreh se “e gjithë zona e sallës ‘Olimpia’ ishte e rrethuar me një numër policësh që u mobilizuan atje bashkë me disa psikologë”.

Sulmi në “Bataclan” ishte më vdekjeprurësi nga një sërë të tilla që tronditën më 13 nëntor kryeqytetin francez duke lënë të vdekur 132 persona.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta