Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Bregu kërkon dokumentin strategjik nga qeveria

17/02/2016 00:00

Pavarësisht se Shqipëria nuk e ka ende një datë për çeljen e negociatave me BE-në, Majlinda Bregu, kryetare e Këshillit Kombëtar të Integrimit, i ka kërkuar qeverisë vënien në dispozicion të dokumentit strategjik.

Bregu kërkoi gjithashtu konsultime nga qeveria me këtë këshill përpara miratimit të çdo dokumenti që lidhet me çështjen e negociatave. Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha theksoi se asnjë dokument nuk do të kalojë në qeveri pa patur sugjerimet dhe vërejtjet e këshillit.

“Duhet t’i hedhim hapat një e nga një dhe në kohën e duhur” theksoi Gjosha.

Nënkryetari i këshillit, Taulant Balla propozoi  hartimin e një rezolute nga Këshilli Kombëtar i Integrimit dhe miratimin  nga Parlamenti për procesin e integrimit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta