Mangësi në dokumentacion, dështon tenderi për Spitallën
17/02/2016 14:40
Tenderi për zonën e lirë ekonomike të Spitallës dështon zyrtarisht. Ministria e Ekonomisë u ka komunikuar vendimin zyrtar dy kompanive pjesëmarrëse duke dhënë si shkak mangësitë në dokumentacion.
Në tenderin që u zhvillua në tetor u paraqitën dy kompani prej të cilave një italiane dhe një grup kinez. Oferta e italianëve u skualifikua menjëherë, ndërsa grupi kinez kishte ofruar të investonte 1.5 miliardë dollarë dhe të hapte 90 mijë vende pune.
Por dy ditë më parë Komisioni i Ofertave ka marrë vendim të skualifikojë edhe ofertën e dytë, duke e shpallur tenderin zyrtarisht të dështuar.
Kjo është tentativa e disatë që Shqipëria synon të hapë një zonë të lirë ekonomike, por pa sukses.
Top Channel