Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, është vënën nën hetim në lidhje me një skandal financiar gjatë fushatës së tij të pasuksesshme për t’u rizgjedhur në vitin 2012, ku shpenzimet e fushatës së tij ishin gati dy herë më të larta se limiti i lejuar me ligj, kanë bërë të ditur prokurorët francez.
Sarkozy është marrë në pyetje gjatë ditës së martë lidhur me dyshimet se një firmë për marrëdhëniet me publikun bëri falsifikime në llogaritë e biznesit, duke i dhënë mundësi fushatës së tij të fshihte shpenzime të paautorizuara mbi kufirin e lejueshëm prej 25 milionë dollarësh. Më pas, ai është informuar se ishte nën hetim lidhur mbi këtë çështje.
Ai ka mohuar në mënyrë të përsëritur se fondet për fushatën e tij elektorale i kanë kaluar limitet ligjore, ndërsa ka thënë edhe se nuk ka qenë i përfshirë në detajet financiare të fushatës së tij.
Ky veprim nuk do të thotë se ish-presidenti Francës do të ndiqet penalisht, por mund të jenë fillimet e nisjes së një gjyqi të mundshëm, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Marrja e tij në pyetje është parë si një goditje ndaj përpjekjeve të tij për të rifituar presidencën e vendit në zgjedhjet e vitit 2017.
Sarkozy ka mbajtur postin e presidentit të Francës në periudhën 2007 deri në vitin 2012-n, ndërsa aktualisht është lideri i republikanëve të Qendrës së Djathtë.
Top Channel