Dokumentohet vrasja e Fierit, një i ndaluar; autori në kërkim

17/02/2016 19:05

Drejtoria e Policisë së Fierit ka njoftuar pasditen e kësaj të mërkure se ka dokumentuar ngjarjen e datës 8 janar të këtij viti, ku mbeti i vrarë shtetasi Denis Kasaj dhe u plagosën 2 të tjerë.

Sipas një njoftimi për shtyp, lidhur me ngjarjen është ndaluar një nga bashkëpunëtorët, ndërsa vetë autori i krimit është shpallur në kërkim.

Sipas njoftimit, kanë qenë hetuesit e sektorit të Krimeve të Rënda që kanë vënë në pranga shtetasin Ylli Nazëraj, 45 vjeç dhe banues në Ballsh, nën akuzën e “sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale” për kryerjen e vrasjes.

Ndërkohë, personi i shpallur në kërkim është shtetasi me inicialet E.B, ndaj të cilit Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, nën akuzën e “vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA