Rama: Ekonomia rilindi, arsimi profesional, tani më shumë praktikë

16/02/2016 15:10

Kryeministri Rama nuk ka komentuar shkarkimin e ministrit të Financave, por pas reagimit në rrjetet sociale, i ka bërë atij një kompliment në distancë kur ka vlerësuar atë që e ka quajtur rilindje të ekonomisë.

Dhe pas Qeverisë, edhe bizneset duken tashmë të interesuara për shkollat profesionale dhe trajnimin e punonjësve.

“Kemi një program në mbështetje të arsimit profesional. Kjo është një problematikë që është një gangrenë e formuar në vite, por ne kemi menduar të sjellim një risi, aty ku sot zhvillohet teoria, në ambientet e shkollave profesionale, ne të shkojmë t’i bashkangjisim praktikën”, shprehet Luan Muça, administrator.

Si drejtimin e duhur për ta çuar ekonominë përpara, Kryeministri shikon vijimin e formalizimit të nisur të ekonomisë.

“Të gjitha ato politika nxitëse dhe mbështesë që ne kemi bërë, ju i keni pasur në mbështetje dhe keni përfituar prej tyre. Ne do të vazhdojmë t’iu mbështesim. …ajo që është edhe më e rëndësishme është që ka një sipërmarrje shqiptare që po merr frymë më lirisht dhe po investon më shumë, po rrit eksportet dhe vendet e punës”, shprehet Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA