PD: Rama presion Kushtetueses për Kokëdhimën

16/02/2016 13:10

Demokratët akuzuan sërish kryeministrin Edi Rama për presion ndaj Gjykatës Kushtetuese për të mos zbardhur vendimin për mandatin e deputetit socialist, Koço Kokëdhima.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka tha se ky është modeli i drejtësisë që kërkon kryeministri.

“Edi Rama i bën presion Gjykatës Kushtetuese për të mos zbardhur vendimin për Koço Kokëdhimën. Ky është pritoriteti i Edi ramës dhe jo drejtësia dhe lufta kundër korrupsionit. Ta ketë drejtësinë nën kontroll dhe ta urdhërojë atë, ky është prioriteti i tij, një drejtësi që nuk  lufton korrupsionin dhe nuk ndëshkon njerëzit e tij”, tha Paloka.

Partia Demokratike ka depozituar në Kushtetuese kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima, i akuzuar prej opozitës për shkelje të ligjit të konfliktit të interesit duke përfituar para publike.

Top Channel