Demokratët akuzuan sërish kryeministrin Edi Rama për presion ndaj Gjykatës Kushtetuese për të mos zbardhur vendimin për mandatin e deputetit socialist, Koço Kokëdhima.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka tha se ky është modeli i drejtësisë që kërkon kryeministri.
“Edi Rama i bën presion Gjykatës Kushtetuese për të mos zbardhur vendimin për Koço Kokëdhimën. Ky është pritoriteti i Edi ramës dhe jo drejtësia dhe lufta kundër korrupsionit. Ta ketë drejtësinë nën kontroll dhe ta urdhërojë atë, ky është prioriteti i tij, një drejtësi që nuk lufton korrupsionin dhe nuk ndëshkon njerëzit e tij”, tha Paloka.
Partia Demokratike ka depozituar në Kushtetuese kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima, i akuzuar prej opozitës për shkelje të ligjit të konfliktit të interesit duke përfituar para publike.
Top Channel