Manjani takim me homologun turk: Bashkëpunim për të luftuar krimin dhe trafiqet

16/02/2016 09:40

Manjani takim me homologun turk: Bashkëpunim për të luftuar krimin dhe trafiqet

Të dy ministrat u shprehën për forcim të bashkëpunimit reciprok, duke detajuar edhe proktollet e bashkëpunimit, për ti shërbyer më mirë qytetarëve të të dy vendeve.

Gjithashtu të dy ministrat ranë dakord për të forcuar masat ligjore antiterror dhe antikrim, duke rritur bashkëpunimin në fushën e drejtësisë për të luftuar fenomenet e përbashkëta kriminale. Shkëmbimi i informacioneve dhe përvoja për të trajtuar me sukses këtë luftë është mjaft i rëndësishëm për të dy vendet.

Një tjetër temë bisede mes tyre ka qënë edhe angazhimi për të ndërtuar lehtësira ligjore për biznesin në të dy vendet tona. Turqia, është shprehur ministri Manjani është një partner i rëndësishëm strategjik në rajonin tonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA