Komisioni parlamentar i sigurisë ka miratuar nen për nen projektligjin mbi funksionimin e shërbimit të proves. Nga viti 2009 e deri më tani, shërbimi i provës ka funksionuar nëpërmjet një VKM-je, ndërsa tani do të ketë një ligj të posaçëm që rregullon funksionimin e tij.
Si marzharonca ashtu edhe opozita në komsionin, kanë qënë dakort me parashikimet e ligjit. Zëvendësministri i Drejtësisë, Edlir Peçi, që prezantoi projektligjin në komision deklaroi se gjatë këtyre viteve Shërbimi i Provës ka qënë një histori suksesi.
“Mund të them që nga rreth 20 mijë raste, 0.98 për qind i janë kthyer recitivizmit. Është një mjet shumë efektiv për të parandaluar rikthimin në botën e krimit”, tha Peçi.
Edhe gjykatat kanë rritur së tepërmi vitet e fundit dhënien e dënimeve alternative, që zbatohen nga shërbimi i provës.
Top Channel