Identifikohet kufoma e Dajtit; mashtronte me shitjen e apartamenteve

16/02/2016 15:25

Pas një ekspertize të gjatë dhe disaorëshe, policia arriti të identifikonte kufomën e gjetur në Malin e Dajtit, si shtetasi 36-vjeçar, Vasil Biba.

36-vjeçari rezultonte i zhdukur dy muaj më parë pasi kishte mashtruar shumë persona. Emri i tij figuronte në kërkim për akuzën e mashtrimit financiar.

Në hetime rezultonte se Vasil Biba, pak muaj më parë i kishte shitur të njëjtët apartamente më shumë se një personi. Kjo do ta vështirësojë ndjeshëm hetimin policor për gjetjen e vrasësve, kjo jo vetëm për provat e pakta të gjetura në vendin e ngjarjes, por edhe për numrin e lartë të denoncimeve ndaj këtij personi, për shitje të pak apartamenteve tek shumë persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA