Bulqizë, “boshatisën” shtëpinë, arrestohen 2 të rinj

16/02/2016 14:30

Agjentë të komisariatit të Bulqizës kanë arrestuar këtë të martë në flagrancë dy të rinj për vjedhje të sendeve me vlerë nëpër banesa.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë shtetasit Florjan Kazani dhe ai me iniciale L.Xh, përkatësisht 20 dhe 17 vjeç dhe banues në Shupenzë të Dibrës.

Sipas burimeve, arrestimi i tyre u bë pasi më datë 13 shkurt, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vodhën në shtëpinë e një banoreje të fshatit Boçevë një sasi të konsiderueshme bizhuterish dhe sendesh me vlerë.

Konkretisht ata grabitën: 54 orë dore dhe disa bizhuteri, 6 telefonë celularë, 4 aparatë fotografikë, 4 kompjutera të tipit lap top.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Dibrës për veprën penale “vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA