Shkëputja e një linje të shpërndarjes së energjisë elektrike në fshatin Ostren i Vogël në rrethin e Bulqizës, për pak ka shkaktuar një tragjedi të vërtetë.
Banorët e fshatit raportojnë se rënia e një teli të energjisë rreth orës 10:30 të paradites së të hënës ka shkaktuar dëme në bagëti të imta. Disa dele kanë rënë në kontakt me rrymën dhe kanë ngordhur.
Më e keqja është shmangur, sipas banorëve, pasi nëse teli do të ishte shkëputur rreth orës 08:00 të mëngjesit do t’u rrezikonte jetën fëmijëve që shfrytëzojnë të njëjtën rrugë për të shkuar në shkollë.
Banorët e fshatit Ostren i Vogël ankohen për rrjetin skandaloz të shpërndarjes së energjisë elektrike, pavarësisht se, siç thonë ata, janë pagues të rregullt të saj.
Raportimi mbërriti në numrin e Newsroom-it të Top Channel, 0693131311
Top Channel