Sherr për kullotën e bagëtive, arrestohen dy kushërinjtë
15/02/2016 10:25
Policia e Ersekës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes dy kushërinjve.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se ngjarja është shënuar në fshatin Radovickë, ku dy djem xhaxhallarësh, Klodian Hajdajas, 30 vjeç dhe Ladimir Joti (Hajdajas) 39 vjeç, janë rrahur me njëri-tjetrinnë për një kullotë poshtë fshatit.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e Klodianit, policia gjeti jnë armë gjahu teke, prodhim rus dhe dy fishekë armë gjahu të kalibrit 12 mm. Ndërsa në shtëpinë e Ladimirit u gjet një tjetër armë gjahu teke, prodhim rus, dhe 16 fishekë gjahu, pa leje të organeve kompetente. Mbi dy të rinjtë rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje dhe dhunës në familje
Top Channel