Sërish grevë në Greqi, bllokohet sërish Kapshtica

15/02/2016 11:00

Bllokohet sërish pika kufitare e Kapshticës për shkak të grevës që zhvillohet në Greqi.

Është pala greke që ka njoftuar autoritetet shqiptare, duke i vënë në dijeni se ndërprerja do të zgjasë nga ora 11 deri në 17:00.

Prej javësh Greqia është e përfshirë nga grevat dhe protestat, kryesisht të bujqve por edhe të sektorëve të tjerë, që kundërshtojnë reformën e pensioneve dhe shkurtimet e tjera radikale të parashikuara në reformat qeveritare për t’i bërë ballë krizës ekonomike.

Top Channel