Elbasan, policia rrugore u jep mësim nxënësve

15/02/2016 13:40

Sektori i Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, në bashkëpunim me shkollën “Qamil Guranjaku” kanë organizuar një orë mësimi dhe praktike informuese me nxënësit për një lëvizje të sigurtë në rrugë.

Qëllimi i këtij aktiviteti, sipas Policisë Rrugore, është edukimi i kalimtarëve që në moshë të vogël për të respektuar rregullat e qarkullimit.

“Sot neve, me një grup nxënësish, kemi dalë këtu në kryqëzim për t’i mësuar këta nxënës për mënyrën se si të kalojnë rrugën nga një trotuar në tjetrin, duke u treguar vizat e bardha dhe shumë shenja rrugore që kalimtarët duhet t’i respektojnë”, ka deklaruar Mustafa Hidri, punonjës i policisë rrugore.

Qeveria shqiptare e ka cilësuar prioritet madhor rritjen e sigurisë rrugore. Në kuadër të masave të marra në këtë drejtim, përveç forcimit të rregullave të qarkullimit rrugor dhe zbatimit të tyre ka nisur edhe një fushatë ndërgjegjësuese e edukative që fillon në bankat e shkollës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA