Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 2 të arrestuarit e dyshuar si të përfshirë në atentatin e dështuar me tritol, ndaj biznesmenit Nuredin Suli.
29-vjeçari Julian Hamzollari dhe 53-vjeçari Musa Çerpja akuzohen për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se njëri nga këta persona ka siguruar në treg kartën e celularit që ishte lidhur me bombën e vendosur poshtë automjetit Mercedes të biznesmenit nga Fieri.
Grupi hetimor dyshon se këta persona kanë lidhje me autorët e atentatit të dështuar ndonëse i kanë mohuar akuzat. Biznesmeni Suli i shpëtoi një atentati me tritol, të martën e kaluar pasi një sasi lëndë plasëse u shkëput nga automjeti i tij në parkingun e një qëndre tregtare në kryeqytet.
Top Channel