Berat, zhduket pa lënë gjurmë 57-vjeçarja
15/02/2016 15:45
Një grua në qytetin e Beratit rezulton e zhdukur që prej datës 8 dhjetor, ditë kur doli nga shtëpia për të mbledhur kanaçe, për të mos u kthyer më.
Bëhet fjalë për shtetasen Refie Avdiu, nga Morava, zhdukjen e së cilës e ka njoftuar bashkëshorti i saj, Kadri Avdiu.
Ky i fundit ka kontaktuar autoritetet lokale, por deri tani rreth bashkëshortes së tij nuk ka asnjë informacion.
Top Channel