Serie A, Fiorentina mposht Interin

14/02/2016 00:00

Fiorentina ka fituar përballë Interit me përmbysje në një ndeshje që u tensionua shumë në pjesën e dytë dhe sidomos në kohën shtesë kur gjyqtari dha dy te kuqë.

Pavaresisht se Fiorentina e nisi mjaft mirë ndeshjen duke rrezikuar seriozisht portën e Handanovic, ishin miqtë ata të cilët kaluan të parët në epërsi.

Kur luhej minuta e 26-të një kundërsulm i shpejtë u shfrytëzua mjaft mirë nga Brozovic që i pa penguar nga askush shënon nga brenda zonës për epërsinë e zikaltërve 0-1.

Edhe pse kishte raste të tjera, tifozët në stadium dhe miliona të tjerë para ekraneve nuk panë golë të tjerë, ndërsa edhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat të njëjtë. 

Pas një ore lojë, një aksion që nisi nga këmbët e spanjollit Borja Valero përfundoi në rrjetë nga po i njëjti lojtar, i cili i pa markuar arrin të çojë topin në rrjetë me kokë pas një krosimi nga e djathta.

Telles që ishtë ndëshkuar me një karton të verdhë në pjesën e parë, u përjashtua nga loja pasi mori edhe të dytin kur po luhej minuta e 82 pas një ndërhyrje të palejuar.

Me një lojtar me tepër në fushë, skuadra e Sousas filloi të sulmonte më shumë duke kërkuar tre pikët. Dhe në minutën e 91 i gjithë mundi u shpërblye kur Babacar arrin të shtyjë topin në rrjetë falë edhe reagimit të dobët të mbrojtësve zikaltër.

Sidoqoftë, ndeshja nuk u mbyll me kaq, pasi Zarate i Fiorentinës u ndëshkua me të kuq për shkak të vonesave, ndërsa në fund edhe Kondgobia mori të kuq pasi një debati me gjyqtarin kryesor.

Me këtë fitore, Fiorentina shkon në kuotën e 49 pikëve dhe rimerr vendin e tretë, ndërsa Interi mbetet në vendin e pestë me 45 pikë, dy më shumë se Milani i vendit të gjashtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA