Lezhë, parandalohet një vrasje, arrestohet Ernest Ndreca

14/02/2016 20:00

Uniformat blu të Lezhës kanë arritur të parandalojnë një vrasje të dielën në fshatin Kodhel, ku 56-vjeçari Ernest Ndreca e kishte kërcënuar me jetë bashkëfshatarin K.H. për shkak të një konflikti pronësie.

Me këtë rast, policia ka arrestuar Ernest Ndrecajn ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar një armë e zjarrit pushkë model 63, 2 karikatore me nga 20 fishekë, një sasi prej 66 fishekësh model 56 të cilat i mbante pa leje si dhe nje armë gjahu tip çifte me leje.

“Për shkak të masave të shpejta, vlerësimit të situatës dhe ndërhyrjes së shpejtë nga ana e shërbimeve policore është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të ngjarjes si dhe parandalimi i përshkallëzimit të situatës”, thuhet në deklaratën e policisë.
 
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë në Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Kanosje” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA