Menjëherë pas nisjes së tensioneve, truprojat fusin me shpejtësi Berishën në makinë, largohet nga protesta Zgjedhjet për delegatët në Elbasan kanë qënë burim debati mes deputetëve socialistë të zonës Ben Blushi dhe Taulant Balla.
Blushi ka lëshuar akuza të forta, ndërsa Balla i ka quajtur estradë. Pak pas kësaj situate në Elbasan mbërriti edhe kryesocialisti Edi Rama.
Replika Blushi-Balla ka patur edhe për cilësinë e delegatëve.
Ben Blushi: Ky Roshi që votoi për Saliun e ke delegat sot.
Balla: Po shumë mirë se ai kontrobuoi që t’i të bëheshe deputet.
Blushi: Vazhdoni mbusheni partinë me njerëz që kanë votuar Saliun.
Balla: Në 2013 ai ka mbledhur vota për ty.
Blushi: Asnjë votë për mua. Nëse jeni mësuar të merrni vota me kriminelë, me banditë…
Balla: Mos japim spektakël këtu.
Blushi: Shko në Librazhd dhe menaxho zyrën e punës atje.
Balla: Jo, jo!
Por kritikat në adresë të Blushit nuk kishin të mbaruar.
Qytetari: Vini pas 2 vjetësh. Nuk ke ardhur fare në organizatë. Të kam kërkuar që të ishe në mbledhje, vjen sot dhe bën spektakël.
Blushi: Keni Roshin këtu. Çojani prapë Saliut që të votojë për atë.
Deputeti socialist do të lëshonte një akuzë të fortë përballë gazetarëve, që Taulant Balla e quajti estradë.
Blushi: Kam marrë shqetësime nga shumë soacialistë, është një proces relativisht i trukuar. Janë njerëz të emëruar.
Balla: Më vjen mirë që rikthehet deputeti pas 2 vitesh. Edhe sot pamë të njëjtën estradë, të cilën e dëgjojmë nga mënyra sesi flet Sali Berisha. Është e turpshme të fyesh partinë tënde kur ti ke synim të bëhesh kryetar i saj.
Pasi ka ndjekur procesin e votimit të delegatëve në Fier, Rama i është drejtuar Elbasanit pak orë pas zhurmës së krijuar nga ai që kërkon ta sfidojë për postin e kryetarit.
“Ky është një proces shumë i rëndësishëm jo thjesht për kongresin, por për vijimin e një pune të madhe organizative. Kemi objektivin e dyfishimit të numrit të anëtarësisë në 25-vjetorin e PS, për të arritur një fitore në 2017 edhe më bindëse se në 2013 dhe 2015. Në rrugën e asaj rilindjeje që ne jemi zotuar dhe do ta bëjmë realitet, duan apo jo ata që i vijnë mbrapa karvanit duke lehur”, deklaroi Rama.
Top Channel