Tirana metropol, kryeqyteti shqiptar zyrtarisht në elitën botërore

13/02/2016 20:05

Bashkia e Tiranës është zyrtarisht pjesë e Autoriteteve Metropolitane të të gjithë Europës. Zyrtarizimi vjen pas vizitës që kreu i Bashkisë, Erjon Veliaj bëri në Itali, ku krahas anëtarësimit në këtë grupim zyrtarizoi edhe marrëveshjen e bashkëpunimit dypalësh me Bashkinë e Torinos.

Anëtarësimi në të njëjtin grupim me metropolet kryesore të Evropës do t’i japë më shumë mundësi Tiranës që të përfitojë nga eksperienca të vyera për zhvillimin e qytetit në shumë aspekte.

Marrëveshja me kryebashkiakun e Torinos, Piero Fassino, do t’i angazhojë të dy bashkitë në shkëmbime për kulturën, çështjet ekonomike dhe tregtare dhe akademike.

Torino, një nga qendrat më të mëdha e më të rëndësishme të Italisë, do të japë ndihmë nëpërmjet bashkisë së saj në promovimin e kulturës sonë e gjithashtu në të ardhmen, Tirana do të presë aktivitete të rëndësishme të vendit fqinj, në kuadër të kësaj marrëveshjeje.

Pjesë e Konferencës së Metropoleve kryesore të Evropës janë edhe shumë qytete të tjera, si Milano, Berlini, Parisi, Barcelona, Oslo etj, që mund të përkthehen edhe si partnerë bashkëpunëtorë në të ardhmen në fusha të ndryshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA