Rikthehen reshjet në Veri, probleme në Rrugën e Kombit

13/02/2016 15:15

Reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë nisur prej 24 orësh në të gjithë rajonin veri-lindor, kanë sjellë probleme në Rrugën e Kombit.

Rreshqitjet e dherave e gurëve kanë qenë prezente në shumë segmente të saj, duke bërë që drejtuesit e mjeteve të përballen me vështirësi gjatë qarkullimit në këtë rrugë.

Në segmentin rrugor Kukës-Kalimash, pati vështirësi të lëvizjes së automjeteve edhe për shkak të erërave të forta dhe rrezes së ulët të shikimit. Punonjësit e kompanisë mirëmbajtëse punuan për pastrimin e rrugës, ndërsa apeluan tek drejtuesit e automjeteve për kujdes gjatë udhëtimit për shkak të pikave të rrezikshme të këtij segmenti, ku rreziku i rrëshqitjes së dherave dhe gurëve është gjithnjë i pranishmëm.

Sasia e reshjeve të ditëve të fundit ka përmirësuar ndjeshëm situatën hidrike në Kaskadën e Drinit. Nga të dhënat e Sektorit të Operimit dhe Monitorimit të kaskadës në KESH, rezulton që sot, niveli në HEC Fierzë është 290.74 m dhe prurjet prurjet rreth 500 m³/sek.

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme edhe në Qarkun e Dibrës.

Në rrugën nacionale Bulqizë-Peshkopi, në vendin e quajtur Krajkë, ka patur rrëshqitje dherash dhe gurësh që kanë bllokuar qarkullimin në njërin sens për rreth dy orë, duke rrezikuar kështu edhe drejtuesit e automjeteve.

Në vendngjarje ka shkuar fadroma e firmës së mirëmbajtjes, që ka bërë të mundur largimin e dherave  nga traseja duke e bërë atë të kalueshme për automjetet. Rënie gurësh ka patur përsëri  në segmentin e rrugës së Arbrit,  Bulqizë-Qafë e Buallit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA