Naftëtarët, takim me deputetët; kërkojnë miratimin e statusit

13/02/2016 17:20

Naftëtarët kërkojnë në mënyrë ultimative miratimin e statusit të Naftëtarit. Kërkesa është bërë gjatë takimit përkujtimor për 80-vjetorin e grevës së naftëtarëve në Kuçovë, të cilët kundërshtuan konçesionet e naftës në Shqipëri nga ana e shoqërive italiane.

Specialistë dhe punonjës të sektorit të naftës kërkuan nga tre deputetët pjesëmarrës që të miratohet në Parlament statusi i naftëtarëve.

Deputetët e LSI, Petrit Vasili dhe Robert Bitri shprehën mbështetjen e tyre për këtë kërkesë të naftëtarëve dhe shtuan se miratimi i statusit është i domosdoshëm.

Ndërsa deputeti i PDIU, Omer Mamo tha se ka paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë draftin për këtë status, i cili, sipas tij, është përkrahur nga shumë deputetë të forcave të tjera politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA