Policia e Tiranës, ajo Kriminale dhe ajo e Antiterrorit kanë kaluar në shërbim të përforcuar në kuadër të vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry.
Që në mëngjes të ditës së diel, efektivë të Gardës së Republikës, Shërbimit Informativ Shtetëror dhe repartit RENEA do të jenë në gatishmëri, nga ora 07:00 deri në përfundim të vizitës, orar gjatë të cilit nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve.
Efektivë të Gardës së Republikës do të vihen në objekte të larta dhe do kontrollojnë të pajisur me snajper kalimin e zotit Kerry. Ndërkohë, përveçse në rrugët kryesore, nuk do lejohet kalimi i automjeteve edhe në rrugët lidhëse. Kjo u konfirmua nga zyrtarë të policisë.
Ky plan masash përpilohet gjithmonë për çdo vizitë të zyrtarëve të lartë në Shqipëri. Ato kanë qëllime parandaluese, në mënyrë që vizita të tilla të kalojnë normalisht.
Top Channel