Ekstradohet nga Athina i dënuari në mungesë për mashtrim
13/02/2016 18:00
Specialistët e zyrës së Interpol Tiranës kanë bërë të mundur këtë të shtunë ekstradimin nga Athina të shtetasit, Gazmend Basha, i dënuar për mungesë për mashtrim.
Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se, Basha, 42 vjeç, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej janarit të vitit 2009, pasi Gjykata e Elbasanit e kishte dënuar me 5 vjet e 4 muaj për mashtrim.
Falë bashkëpunimit me kolegët e Interpol Athinës u bë i mundur fillimisht arrestimi i tij provizor në kryeqytetin helen dhe sot është mundësuar kthimi i tij në atdhe.
Top Channel