Aksident në Korçë- Bilisht, 4 të plagosur

13/02/2016 09:25

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Korçë- Bilisht.

Sipas informacioneve paraprake, një kamion me targë AA 973 AY dhe një furgon me targë LE 9241 A, janë përplasur dhe për pasojë janë plagosur 4 persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Korçës.

Sipas policisë të plagosur kanë mbetur Endri Mujo, 31 vjeç shoferi i kamionit, Gjon Pjetri, 58 vjeç, nga Lezha, shoferi i furgonit. si dhe janë dëmtuar P.N, 60 vjeç nga Lezha dhe A. P 64 vjeç nga Velitërna e Korçës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA