Shkodër, të shtëna pranë shtëpisë së një prokurori

12/02/2016 22:30

Të shtëna me armë zjarri automatike janë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të premteje në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Qafë Hardhi”, pranë banesës së prokurorit Vat Satka, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në ajër me kallashnikov.

Sipas raportimeve të gazetës “Shqip”, paraprakisht nuk raportohet për të lënduar nga të shtënat. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA