PD: 1,1 mld lekë korrupsion me uniformat e policisë

12/02/2016 12:35

Partia Demokratike akuzoi ministrin e Brendshëm për klientelizëm dhe një aferë korruptive prej 1,1 miliardë lekësh me uniformat e reja të policisë.

“Pas uniformës së re të policisë që prezantoi Tahiri, fshihet një korrupsion prej 1.1 miliardë lekësh. Asnjë transparencë, asnjë informacion për procesin, për tenderimin. Kriteret teknike u përcaktuan sipas profilit të fituesit të paracaktuar”,  deklaroi në një konferencë për shtyp, Enkelejd Alibeaj, kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD.

Sipas Alibeajt, uniforma fituese u shpall nga Ministria e Brendshme përpara se vendimi të botohej në Fletoren Zyrtare.

“Asnjë e dhënë kush është dizanjuesi, pse u zgjodh ai, cili komision dhe si u bë vlerësimi? Mendimi i vetë policisë, i ekspertëve nuk është marrë në konsideratë. Një aferë e pastër korruptive, ku 1.1 miliardë lekë doroviten duke i ndarë me klientin e ministrit. Paratë e shqiptarëve trajtohen si të ishin portofoli privat i Tahirit”, thotë Alibeaj.

Top Channel