Lezhë, pranga të kërkuarit nga drejtësia italiane

12/02/2016 17:20

Forcat e policisë së Lezhës kanë vënë në pranga këtë të premte një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.

Sipas një njoftimi për shtyp të drejtorisë lokale të policisë, në pranga ka rënë shtetasi Joel Nikolli, 32-vjeç nga fshati Zejmen.

Sipas njoftimit, Nikolli ishte shpallur në kërkim nga institucionet e vendit fqinj pasi akuzohet për “vjedhje në rrethana rënduese” dhe “posedim të sendeve të vjedhura”.

Kapja dhe arrestimi i tij është kryer me qëllim ekstradimin e tij në Itali, ku 32-vjeçari rrezikon deri në 6 vjet burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA