Durrës, automjeti përplaset me trafikndarësen, humb jetën 39-vjeçari
12/02/2016 00:00
Një person ka humbur jetën në një aksident të shënuar mbrëmjen e së premtes në autostradën Tiranë-Durrës.
Aksidenti është shënuar në afërsi të Spitallës, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi Almir Dragota, 39 vjeç, banues në fshatin Rreth.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, ndërkohë paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë dhe shpejtësia e madhe.
Top Channel