Zërat për kalimin e Massimiliano Allegrit te Chelsea shtohen dita ditës dhe kjo nuk i pëlqen aspak livornezit.
Tekniku i bardhezinjve, kontrata e të cilit me kampionët e Italisë skadon në vitin 2017, vendosi të përgjigjet me forcë ndaj këtyre zërave, pikërisht një ditë përpara sfidës që “Zonja e Vjetër” do të luajë ndaj Napolit në Torino.
“E ardhmja ime nuk po destabilizon askënd, kjo sepse ajo është këtu te Juventusi. Ndihem shumë mirë këtu dhe nuk ka asgjë të vërtetë në lajmet që po publikohen prej disa ditësh. Nuk kam pse të përgënjeshtroj një lajm që nuk është i vërtetë. Jemi të gjithë profesionistë. Lojtarët duhet të mendojnë të bëjnë punën e tyre, ndërsa unë duhet të mendoj për Juventusin dhe po e bëj një gjë të tillë”, tha Allegri.
Top Channel