PSG, trajneri Blanc rinovon deri në vitin 2018

11/02/2016 12:55

Laurent Blanc do të vazhdojë të jetë trajner i Paris Saint Germain. Ish-mbrojtësi i përfaqësueses franceze rinovoi kontratën me klubin parizien deri në verën e vitit 2018, lajm ky që u konfirmua nga vetë klubi kampion i vendit transalpin në rrjetin social Twitter.

Blanc e mori drejtimin e PSG në vitin 2013, duke e drejtuar këtë skuadër në 152 ndeshje deri tani, për të shënuar një bilanc me 112 fitore, 27 barazime dhe vetëm 13 humbje. Me të në pankinë, PSG ka mundur të fitojë 2 tituj kampionë radhazi dhe po i drejtohet suksesit të tretë, duke parë se kjo skuadër kryeson Ligue 1 e shkëputur me 24 pikë nga skuadra e vendit të dytë.

Në të njëtjën kohë, PSG ka mundur të fitojë edhe Kupën e Francës, Kupën e Ligës dhe Superkupën e Francës.

“Dua të falenderoj klubin për besimin e shprehur tek unë. Që në fillim u ndjeva i nderuar të punoja për këtë klub kaq ambicioz dhe është një kënaqësi e madhe të stërvisësh lojtarë kaq të talentuar. Shpresoj që të vazhdoj ta bëj PSG një ambasador brilant dhe të respektuar të futbollit francez”, tha Blanc në një deklaratë në faqen zyrtare të internetit të klubit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA