Këtë vit, matura shtetërorë është thjesht një provim dalës. Zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj ka deklaruar se përzgjedhja e lëndëve nga të rinjtë do të bëhet në përputhje me kriteret e fakulteteve që ata kanë përzgjedhur.
“Niveli i notës dhe ai i provimeve me zgjedhje do reflektojë në nevojat e maturantëve për të hyrë në universitet. Ndërkohë, po aq i rëndësishëm është formimi i grupimeve të lëndëve që universitetet do të përcaktojnë për të bërë peshën specifike të zgjedhjes së maturantëve, në bazë të ligjit të arsimit të lartë, që i dedikohet universiteteve”, ka thënë Malaj.
Ministria e Arsimit ka bërë me dije se të rinjtë do të japin provimet e maturës shtetëore. Nxënësit do të vlerësohen në bazë të mesatares që ata kanë arritur gjatë tre viteve dhe lëndëve kryesore që janë në themel të degës që ata do të vijojnë.
Top Channel