Kapshtica “në dorë” të fermerëve grekë, ndërpritet sërish puna

11/02/2016 11:30

Dogana e Kapshticës ndërpret sërish punën edhe këtë të enjte nga ana e palës greke, pasi protestat e fermerëve matanë kufirit vijojnë ende.

Megjithatë pala greke ende nuk ka vënë në dijeni atë shqiptare se kur do të zgjidhet situata.

Pala greke ka njoftuar se sot ndërprerja do të jetë në oraret 11.00-17.00. Prej fundit të janarit qytetarët shqiptarë vuajnë pasojat e mosfunksionimit të doganës së Kapshticës, e për pasojë anomali e radhë në qarkullimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA