Falja e kamatëvonesave, OSHEE shtyn afatin për familjet në nevojë

11/02/2016 15:30

Qeveria ka shtyrë deri në fund të qershorit afatin e lehtësirave për familjet me ndihmë ekonomike, që kishin akumuluar borxhe për shkak të mospagesës së energjisë elektrike. Lehtësirat parashikojnë falje të kamatvonesës, përkundrejt një pagese simbolike prej 10 lekësh.

“Skemat e ndihmës ekonomike për shtyrjen e afatit të aplikimit të tyre deri në fund të qershorit 2016 do t’i japë mundësi abonentëve që nuk janë paraqitur ende të përfitojnë nga reduktimet e kamatvonesës, ose për lidhjen e aktmarrëveshjes së ndihmës ekonomike me 1200 lekë”, deklaron Albana Ferraj, drejtore e divizionit tregtar, OSHEE.

Faljen e kamatvonesës, 22 mijë familjarë në nevojë që kanë respektuar kushtet e aktmarrëveshjes e përfitojnë automatikisht.

Ndërsa 10 mijë të tjerë duhet të tregohen të rregullt me pagesat e energjisë përgjatë të gjithë vitit, për ta përfituar në 1 janar 2017. Për herë të parë, pjesë e këtyre lehtësirave do të jenë edhe pensionistët kryefamiljarë.

“Këshilli mbikëqyrës vendosur që për kategorinë e qytetarëve që janë aktualisht në aktmarrëveshje dhe kanë paguar në mënyrë të rregullt detyrimet, që ne i llogarisim diku tek 30 mijë abonentë, të ofrohet reduktimi i kamatëvonesës kundrejt pagesës së një shume simbolike prej 20 lekë”, nënvizon Ferraj.

Si në rastin e familjeve në nevojë, edhe për 11 mijë pensionistë kryefamiljarë që kanë borxhe ndaj OSHEE dhe do të kërkojnë lehtësira gjatë këtyre muajve do të duhet të provojnë se janë të rregullt me pagesat në 1 vit, për të përfituar faljen e kamatvonesës.

Ndërkaq, shtyrje të afateve deri në qershor ka edhe për konsumatorët familjarë, që në rast të pagesës së menjëhershme të borxhit përfitojnë reduktim kamatvonese në 70% dhe skemave lehtësuese për biznesin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA