Një person është plagosur me armë zjarri pasditën e sotme në lagjen “Salo Halili” të qytetit të Shkodrës.
I lënduari është shtetasi me inicialet S.A, 56 vjeç, i cili në momentin e të shtënave ka qenë duke hyrë në banesën e tij.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se ai është qëlluar nga një përson ende i paidentifikuar, me një plumb në pjesën e shpinës.
Mësohet se i plagosuri ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal të Shkodrës jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e motiveve dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes.
Për momentin, sipas burimeve, ngjarja ka mbetur enigmë deri në momentin kur i plagosuri mund të japë detaje në lidhje me ngjarjen.
Nga informacionet e para mësohet se i plagosuri nuk kishte konflikte dhe kjo e bën akoma më të vështirë punën e policisë për zbardhjen.
Top Channel