Autorët e vendosjes së bombës nuk i kanë rënë numrit të celularit që do të aktivizonte eksplozivin e vendosur në automjetin e Nuredin Sulit.
Pas hetimit rezultoi se, numrit të telefonit të instaluar në bombë nuk është provuar t’i dërgohet ndonjë thirrje. Kjo e ka dërguar policinë në një tjetër pistë, atë të kanosjes dhe presionit ndaj biznesmenit se sa të një akti për ekzekutimin e tij. Kjo rezulton nga një hetim paraprak 24 orësh, kur si provë qëndron edhe humbja e efektit ngjitës të natribanit që mbante të lidhur bomben me automjetin.
Policia dyshon se bomba e vendosur në automjet kishte kohë aty. Megjithatë burime brenda policisë, shprehen se me kalimin e ditëve duke hetuar çdo provë materiale të sekuestruar në vendin e ngjarjes do të përforcojë dyshimet e para.
Pavarësisht dyshimit kryesor, policia identifikoi çdo automjet nga 30 deri në 50 metra afërsi me Mercedesin e Sulit, që nga koha që iu shkeput nga makina ekplozivi e deri në momentin që ajo e ndaloi. Pavarësisht se bombëvënëesit kanë qënë profesionistë.
Pas kontrollit poshtë mjetit nga ekspertët e policisë shkencore nuk u gjet asnjë gjurmë gishtërinjsh. Policia e Tiranës shoqëroi pothuajse një pjesë të mirë të drejtuesve të mjeteve të cilët ishin pas Mercedesit gjatë kohës që iu shkëput masa e eksplozivit, e deri në momentin që u ndalua nga policia.
Një pjesë e madhe e tyre kanë qënë të rinj, të cilët kanë ngjallur dyshime nga ekspertët e hetimit. Gjithashtu, në mënyrë paralele policia e Fierit, shoqëroi edhe personat në konflikt me biznesmenin, të cilët u lanë të lirë pas marrjes në pyetje pasi kishin alibitë e tyre.
Top Channel