Ardian Fullani ka paditur Kuvendin dhe Bankën e Shqipërisë për shkarkim të padrejtë nga detyra. Padia e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë është regjistruar në Gjykatën Administrative.
“Nuk kërkoj kompensim për burgun e padrejtë. Padia bëhet për shkarkimin e padrejtë nga posti i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë”, ka thënë Fullani.
Ardian Fullani u shkarkua nga detyra si guvernator i Bankës së Shqipërisë në shtator të vitit 2014 dhe u vu para akuzës për shpërdorim detyre, pas vjedhjes së 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë. Fullani u shpall i pafajshëm në tetor të vitit 2015.
Prokuroria nuk ndërmori rekurs për këtë vendim të gjykatës, çka bëri automatikisht zhveshjen nga të gjitha akuzat dhe shpalljen të pafajshëm për ish-guvernatorin.
Top Channel