Austria: Jemi gati për hapjen e negociatave. Nxitoni me reformën në drejtësi

10/02/2016 18:25

“Miqtë e Shqipërisë janë gati, nxitoni me reformën në drejtësi”. Thënë ndryshe ky ishte mesazhi i Sebastian Kurz për hapjen e negociatave.

Ministri i Jashtëm austriak erdhi në Tiranë për të dakordësuar kalendarin e veprimeve me homologun Ditmir Bushati, përpara takimit në Bruksel për hapin e radhës së Shqipërisë në BE.

“Reformën në drejtësi ne e shohim shumë të rëndësishme në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Nëse ne do të arrijmë të bëjmë këtë reformë të drejtësisë këtë vit, kjo do të jetë një pikë kyçe shumë e rëndësishme për të nisur bisedimet në Bruksel”, u shpreh Bushati.

“Ne kemi të gjithë mundësinë edhe me mbështetjen e vendeve anëtare, si hapin e parë në këtë proces, një rekomandim të qarta nga ana e Komisionit Europian këtë vit”, Bushati.

Por, tani halli i Europës është menaxhimi i krizës së emigrantëve. Ministri i Jashtëm austriak në këtë tur ballkanik, nuk fshehu qëllimin e parapërgatitjes se vendeve të rajonit të jenë gati për flukse të mundshme refugjatesh edhe për shkak të përcaktimit të limitit të numrit të tyre, që mund të përballojnë vendet e BE-së. Por për momentin, ministri Bushati nuk e sheh Shqipërinë të jetë pjesë e përballimit të fluksit të emigrantëve.

Top Channel