Shkarkohet gardiani i Burgut të Lezhës, ushtroi dhunë në familje
09/02/2016 00:00
Një efektiv i burgjeve është shkarkuar pasditen e së martës nga ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, pasi ishte arrestuar më herët për shkak të dhunës së ushtruar në familje.
Shkarkimi nga detyra e gardianit B. Myrtaj, i cili ushtronte detyrën në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) të Lezhës, u argumentua nga ministri i Drejtësisë me faktin se, “kush nuk i shërben familjes, nuk mund t’i shërbejë publikut”.
Gardiani Myrtaj akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Top Channel