Merrnin kredi me anë të mashtrimit, tre në pranga
09/02/2016 10:20
Tre persona janë vënë në pranga pasi kanë marrë disa kredi nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve.
Burime zyrtare të policisë së Tiranës, bëjnë të ditur se në sajë të operacionit të koduar “Kredimarrësit ekspres”, janë arrestuar Paulin Aliaj, 25 vjeç, Elisabeta Imerraliaj, 25 vjeçe dhe Edison Nuzi, 26 vjeç nga Tirana.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata po tentonin të tërhiqnin një kredi me dokumentacion të falsifikuar, në një bankë të nivelit të dytë. Ndërkaq, ata kishin arritur të merrnin kredi në pesë filiale bankash të nivelit të dytë. Mbi ta rëndon akuza e mashtrimit, mashtrimit me kredi dhe falsifikimit të dokumenteve.
Top Channel