Ksamil, sekuestrohet një sasi kanabisi; do trafikohej drejt Greqisë
09/02/2016 09:45
Policia kufitare ka sekuestruar 1.8 kilogram lëndë e dyshuar narkotike kanabis sattiva, e fshehur në një dyshek plazhi në zonen e Ksamilit.
Gjithashtu janë kapur në flagrancë 2 poseduesit e lëndës narkotike, shtetasit Redon Koni, 25 vjeç dhe Marjo Meta, 25, të dy me banim në fshatin Marinzë të Fierit.
Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të këtyre 2 shtetasve gjatë orëve të natës, në vendin e quajtur Gjiri i Fikut.
Lënda narkotike e gjetur dhe tashmë e sekuestruar ishte mbështjellë me qese plastike dhe trafikantët synonin ta trafikonin atë në drejtim të Korfuzit.
Top Channel