Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka firmosur disa lëvizje në radhët e drejtuesve të policive në disa qarqe.
Kështu, zv.drejtori i Policisë së Qarkut të Elbasanit, Shkëlqim Pepkola është transferuar në të njëjtën detyrë në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Korçës.
Në vend të Pepkolës, në Elbasan është emëruar zëvendësdrejtori i Policisë së Qarkut të Lezhës, Skender Hita, ndërsa nëndrejtori i Policisë së Korçës, Gentian Shehaj, është transferuar në Drejtorinë e Policisë së Durrësit.
Ilirjan Balla, nga zv.drejtor i Policisë së Vlorës emërohet në të njëjtën detyrë në Policinë e Dibrës, ndërsa në Vlorë emërohet zv.drejtor i Policisë, Artan Shkëmbi.
Lëvizje ka patur edhe në radhët e drejtuesve të Policisë Kufitare në disa qarqe.
Sipas burimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, këto lëvizje janë në kuadër të përmirësimit të mëtejshëm të punës së policisë, ndërsa vijne 5 ditë pas masakrës së Elbasanit, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe u plagosën 7 të tjerë.
Top Channel